0Njëfarë diversiteti në punimet e Asamblesë ndoshta mund të sjellë fjalimi i Mihaill Sakashvili - Presidenti i Gjeorgjisë do të jetë një nga folësit në seancën e fundit plenare.

Axhenda e Asamblesë kësaj here ka përfshirë shumë çështje. Siç është raportuar, pjesëmarrësit kanë ndërmend të diskutojnë mësimet e "Revolucionit arab", rolin e NATO-s në luftën kundër piraterisë dhe madje bashkëpunimin ekonomik në mes të Perëndimit dhe Lindjes si dhe krizën e euros.

Në seancën e fundit plenare do të marrin pjesë Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Dr. Karl Lamers, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Kryetari i APKE-së Zhan-Klod Minjon. Duket pak e çuditshme ftesa që iu bë Presidentit gjeorgjian për pjesëmarrje në seancën e fundit - duke pasur parasysh faktin se qeveria e re e Gjeorgjisë e ka quajtur Mihaill Saakashvilin nxitës të luftës në Osetinë e Jugut në vitin 2008. Megjithatë, vetë Saakashvili është mëse i bindur se zgjedhjet e fundit në Gjeorgji "kanë provuar edhe një herë angazhimin e saj ndaj demokracisë" - dhe për këtë arsye ajo nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më parë kaq afër anëtarësimit në NATO. Vetëm se Lideri gjeorgjian harron se madje dhe formalisht Aleanca nuk mund ta pranojë Tbilisin në radhët e veta. Sipas rregullave të statutit të saj, vendet me konflikte të pazgjidhura territoriale nuk kanë vend atje, kujton President i Fondit të mbështetjes së reformave ushtarake Pavell Zollotarjov:

- Gjeorgjia me problemet dhe ëndërrallat e saj nuk i duhet aspak Aleancës. Anëtarët e NATO-s do të bëjnë sikur i mbajnë premtimet dhe angazhimet e veta në lidhje me Gjeorgjinë. Por jo më shumë se kaq.

0Por disa premtime të tyre ka shumë mundësi të gjejnë mishërim në jetë megjithatë. Ekziston marrëveshja e nënshkruar nga Uashingtoni dhe Tbilisit. Në përputhje me të SHBA-ja ka ndërmend ta ndihmojë Gjeorgjinë në forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit: nga ajri - me zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, nga deti - me forcimin e forcave ushtarake detare dhe rojes bregdetare, nga toka - me krijimin e konstruksioneve inxhinierike dhe formimin e grupit të fuqishëm të trupave të këmbësorisë. Disa ekspertë vënë në dukje se në këtë mënyrë vendi po shndërrohet në një nga kryeurat, plasdarmat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara në Kaukazin e Jugut - si për sigurimin e operacionit të mundshëm ushtarak kundër Iranit, ashtu dhe si levë për ushtrim presioni mbi Rusinë.