Kina në dy vitet e ardhshme do të përfshijë në armatimet e veta nëndetëset strategjike të pajisura me raketa balistike me mbushje bërthamore.

Në këtë përfundim arriti Komisioni për analizën e marrëdhënieve SHBA-Kinë në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Aktualisht Kina është vendi i vetëm midis fuqive "të vjetra" bërthamore, i cili në mënyrë aktive po rrit armatimet e tilla.

Sipas vlerësimit të Komisionit, dukja e nëndetëseve kineze me raketa bërthamore do të ushtojë një ndikim të rëndësishëm në rajonin e Azisë Lindore dhe madje jashtë kufijve të tij, duke shkaktuar tensione në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit.