Një tërmet me magnitudë prej 5.5 ballësh ka ndodhur sot në prefekturën Fukushima në verilindje të Japonisë. Lëkundje të forta të nëndheshme janë ndjerë edhe në lokalitetin fqinj Ibaraki.

Vatra e lëkundjeve të nëndheshme është regjistruar në një thellësi prej 20 kilometrash në Oqeanin Paqësor. Kërcënim cunami nuk ka. Informacion mbi viktima apo dëme nuk është raportuar.

0Prefektura Fukushima është një nga më të prekurat prej tërmetit dhe cunamit të 11 marsit të vitit 2011.