Japonia dëshiron të rishikojë Paktin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara për shkak të aktivizimit të veprimtarisë të flotës së Kinës. Për këtë deklaroi të premten Ministri japonez i Mbrojtjes Satoshi Morimoto.

0Ministri shpjegoi, se traktati ekzistues i sigurisë midis dy vendeve merrte parasysh situatën e vështirë në Gadishullin Korean. "Ndërsa tani është e domosdoshme të merret parasysh jo vetëm situata në Azinë Lindore dhe në Gadishullin e Koresë, por edhe problemi i daljes së Kinës në hapësirën detare. Duhet të rishikohet patjetër traktati i lidhur midis Japonisë dhe SHBA me llogaritjen e ndryshimeve cilësore të rreziqeve në sferën e garantimit të sigurisë", - dekaroi Satoshi Morimoto.