Policia italiane arrestoi nëntë mjekë kardiologë, të cilët i akuzojnë për kryerjen e eksperimenteve të paautorizuara me pacientët.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të policisë, hetimi filloi më shumë se një vit më parë. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve shpallën alarmin kur një spital i qytetit Modena në veri të Italisë pati disa raste vdekjesh të dyshimta.

Përveç veprimtarisë së paligjshme, të arrestuarit akuzohen për organizimin e një grupi kriminal, që merret me falsifikime dokumentesh dhe mashtrime.