Nga data 8 deri më 10 nëntor në Detin Jon, me futjen në bazën kryesore të Forcave Ushtarake Detare italiane "Taranto", do të zhvillohet faza aktive e stërvitjeve dypalëshe ushtarako-detare italo-ruse "Ioneks-2012".

"Ioneks-2012" janë stërvitje ushtarake dypalëshe, në të cilat përfshihen dy anije ruse: "Smetliviy" dhe rimorkiatori detar “MB-304” si dhe dy anije italiane: "Zepiro" dhe "Aviere". Këto stërvitje janë shndërruar në një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme vjetore për Forcat Ushtarake Detare italiane e ruse dhe realizohen në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar midis ministrive të mbrojtjes të vendeve tona në Romë në vitin 1996.