Avionët ushtarakë iranianë qëlluan një avion pa pilot (drone) amerikan, i cili mundësonte monitorimin e hapësirës ajrore neutrale mbi Gjirin Persik.

Siç njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së George Little, incidenti ndodhi më 1 nëntor. Sipas fjalëve të tij, drone nuk u dëmtua dhe u kthye shëndoshë e mirë në bazë.

George Little deklaroi se Uashingtoni do të vazhdojë monitorimin e ujërave ndërkombëtare në Gjirin Persik. Nëse do të jetë e nevojshme, Forcat Ushtarake Ajrore amerikane do të reagojnë ndaj provokimeve të tilla. Ata zotërojnë aftësi të mjaftueshme mbrojtëse dhe janë të gatshme t'i përdorin ato nëse do të lindë nevoja.