Mbrojtja kundërajrore e Iranit do të ndalojë çdo përpjekje për shkeljen e hapësirën ajrore të tij. Për këtë deklaroi ditën e premte Zëvendësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Masud Dzhazaeri pas incidentit të ndodhur me aparatin fluturues amerikan pa pilot në Gjirin Persik. Deklarata përkatëse u bë në përgjigje të konfirmimit të Përfaqësuesit të Pentagonit George Little se avionët e Forcave Ushtarake Ajrore qëlluan një avion pa pilot, i cili po kryente fluturimin mbi bregdetin e Iranit.

Sipas fjalëve të Masud Dzhazaeri, Irani është i gatshëm “t'i japë një përgjigje të ashpër" çdo agresioni, pavarësisht se nga do të vijë ai - nga ajri, toka apo deti.