Autoritetet e Irakut i dhanë ultimatum "Gazprom-it" - ose ai do të anulojë kontratat për përvetësimin e vendburimeve të naftës në Kurdistan, ose qeveria qendrore do të rreshtë së punuari me kompaninë ruse të gazit.

Në "Gazprom" ende nuk e kanë komentuar deklaratën e autoriteteve irakiane.

Në Irak punon kompania simotër e monopolistit rus të gazit - "Gazprom neft". Në vitin 2009 ajo fitoi tenderin për përpunimin e vendburimit të naftës Badra. Ky vendburim ndodhet në lindje të Irakut.