Ndërtuesit rusë të anijeve i dorëzuan Indisë fregatën "Tarkash" të pajisur me raketat "BrahMos". Ceremonia përkatëse u mbajt sot në kantjerin e ndërtimit të anijeve "Jantar" në Kaliningrad (porti rus në Detin Balltik).

"Tarkash" është e dyta nga tre anijet e serisë së ndërtuar në "Jantar" për Indinë. Fregata e parë "Teg" hyri në shërbimin e saj në prill. Muajin e kaluar, kur ndodhej në Detin Arabik, nga ajo u realizua lëshimi i suksesshëm stërvitor i raketës supersonike kruz "BrahMos" të zhvillimit ruso-indian.

Anija e tretë - "Trikand" do t’i dorëzohet porositësit vitin e ardhshëm.