Presidenti i Francës François Hollande akuzoi Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu për faktin se ai mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, të organizuar për nder të viktimave të sulmeve terroriste në Tuluzë, vetëm e vetëm për qëllime politike.

Sipas fjalëve të politikanit francez, Kryeministri i shtetit hebre "e ka fiksim Iranin". François Hollande u shpreh gjithashtu për shtypin se Benjamin Netanjahu nuk i rezistoi dot tundimit dhe e ngriti përsëri çështjen e programit bërthamor të Iranit gjatë vizitës së tij në Francë.