Presidenti i Rusisë Vladimir Putin emëroi në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Valeri Gerasimov - ish komandantin e trupave të Qarkut Qendror Ushtarak. Kryetari i shtetit udhëzoi Valeri Gerasimov të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me ndërmarrjet e mbrojtjes, të vazhdojë riarmatosjen e ushtrisë dhe flotës si dhe të përmirësojë strukturën dhe kontrollin e trupave.

Kreu i mëparshëm i Shtabit të Përgjithshëm Nikollai Makarov me urdhër të Presidentit u shkarkua nga posti. Disa ditë më parë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin emëroi Ministër të Mbrojtjes ish-Guvernatorin e Rajonit të Moskës dhe ish-Kreun e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme Sergei Shojgu, duke shkarkuar nga detyra Anatoli Serdjukov.