Charles Darwin, i cili ka jetuar në shekullin e 19-të, morri rreth 4 mijë vota në zgjedhjet për në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së.

Ditën e zgjedhjeve më 6 nëntor, njerëzit që votuan në rrethin e 10-të zgjedhor në Georgia me shkrimin e tyre shtuan në fletët e votimit emrin e Charles Darwin dhe votuan për të.

Si shkas për ndërmarrjen e këtij veprimi shërbeu deklarata e Kongresmenit republikan Paul Brown. Në një takim me përkrahësit e vet, ai u shpreh se studimet e Charles Darwin dhe teoritë e tjera shkencore, të cilat shpjegojnë origjinën e jetës në Tokë, "janë të gjitha gënjeshtra, që vijnë nga vetë ferri". Në qarkun, ku u rizgjodh Kongresmeni militant, deklaratën e tij e vlerësuan si obskurantizëm.