Demonstrata masive antiqeveritare filluan të enjten në Argjentinë. Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër politikave të Presidentes Cristina Fernández de Kirchner dhe kundër rizgjedhjes së saj për një mandat të tretë radhazi.

0Pakënaqësia është shkaktuar nga rritja e theksuar e çmimeve dhe nivelit të inflacionit. Madje më tepër se kaq, demonstruesit shprehen kundër ndalimit të blerjes së valutës së huaj nga popullsia për ruajtjen e kursimeve personale për shkak të pasigurisë që u imponon ekonomia e vendit. Argjentinasit ankohen gjithashtu edhe për kufizimet e vendosura mbi lirinë personale, arbitraritetin e organeve tatimore dhe shfrenimin e krimit në vend.