Numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm në Guatemala arriti në 48 persona. Për këtë njoftoi Presidenti i vendit Otto Perez Molina. Siç shkruajnë mediat meksikane, ai i vizitoi personalisht zonat e fatkeqësisë.

"Kjo është një tragjedi e vërtetë", - tha Otto Perez Molina. Sipas fjalëve të tij, vetëm në departamentin e San Marcos, rajoni më i prekur nga lëkundjet nëntokësore, gjetën vdekjen 39 vetë, ndërkohë që numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Numri i të plagosurve tani arrin deri në 155 persona dhe rreth 100 të tjerë konsiderohen si të zhdukur pa lënë gjurmë.

0Sipas të dhënave të fundit, magnituda e tërmetit ishte 7.2 ballë.