Policia gjermane dhe hetuesit kontrolluan disa zyra të Koncernit europian ajroro-kozmik EADS në Gjermani lidhur me çështjen e mitmarrjes për shitjen e avionëve gjuajtës Eurofighter Typhoon nga Forcat Ushtarake Ajrore të Austrisë, shkruan botimi "The Financial Times".

Gazeta austriake "Wirtschaftsblatt" shkruan se janë kryer kontrolle paralele në Austri dhe në Zvicër. Gjithsej në tre vende u kontrolluan 13 zyra dhe shtëpi private. Sipas njotimit të gazetës, tani në listën e hetuesve ka katër të dyshuar, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.