Lëshimi i parë i raketave amerikane "Taurus-2-Antares" me motorët NK-33 mund të ndodhë në fillim të vitit të ri 2013. Për këtë u arrit një marrëveshje mes përfaqësuesve të kompanisë "Aerojet" dhe uzinës "Kuznjecov" në Samara.

Motori NK-33 u krijua që në kohën e Programit hënor sovjetik, por projekti u la mënjanë, duke u cilësuar si shumë i përparuar për kohën. Dhe vetëm tani motorët hënorë cilësohen si më efektivët për brezin e ri të raketave si amerikane, ashtu dhe për ato ruse "Sojuz-1", testimi i të cilave pritet së shpejti.