0Rusia tashmë për të dytën herë me radhë demonstron prodhimet e veta prej qelibari në Muzeun e Luvrit (Louvre). Kësaj here në Luvër përfaqësuesit e Rusisë kanë sjellë stoli të shtrenjta, një koleksion të mrekullueshëm veshjesh me gëzof dhe peliçe të qëndisura me qelibar e dantella. Por perla të vërteta të ekspozitës ruse janë 3 pano dekorative të krijuara në bazë të teknikës së ashtuquajtur "mozaiku i Kovrovit” (russ. «Kовровская мозаика»). Kjo teknologji është zhvilluar nga specialistët e manifakturës "Emelianov dhe bijtë" nga fshati Kovrovo në brigjet e Detit Balltik. Drejtori i kompanisë Ilia Emelianov në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tregon si vijon:

- Ne ekzistojmë tashmë prej më shumë se 20 vjetësh dhe kompania jonë shpiku teknologjinë unikale të kombinimit të dy materialeve - drurit dhe qelibarit. Kurse më pas ne filluam të krijojmë gjuhën tonë të dizajnimit të mobiljeve. Ajo lindi në rajonin e Kaliningradit dhe tani është shndërruar në kartvizitë të saj.

Përveç mobiljeve, kompania prodhon edhe orendi të tjera të klasit më të lartë për interjerë, artikuj dhuratash të klasit "luks", mobilje e stolisje të ndryshme kishtare. Kurse Luvrin francez mjeshtrat rusë e mahnitën dhe e bënë për vete me projektin, për të cilin Ilia Emelianov shprehet kështu:

- Pasi u nderuam për herë të parë me ftesën për pjesëmarrje në ekspozitën në fjalë, ne krijuam kutinë e shahut "Louvre" - me dru lisi të stazhionuar, mosha e të cilit është 7.500 vjet, dhe qelibar balltik 45 milionë vjeçar. Ajo pati një sukses të jashtëzakonshëm, të bujshëm, do të thoja, dhe tani ne jemi miq të Sallonit Ndërkombëtar në Francë. Tani atje janë ekspozuar tre vepra autoriale mjaft origjinale të dizajnerit tonë kryesor Igor Isajev.

Këto janë pikërisht pano-të e sipërpërmendura. Njëra prej tyre - "Samurai mbi kalë" - është krijuar në bazë të pikturave të artistit të famshëm japonez Katsushika Hokusai. Dy të tjerat - "Karkaleci mbi ujë" dhe "Fillimi" - janë mishërim i ideve të Igor Isajev.

0Është mjaft interesant fakti se mjeshtrat e Kaliningradit së shpejti do të fillojë të realizojnë projektin më ambicioz: rikonstruktimin e Kabinetit të Qelibartë të Mbretit prusian Frederick I. Kabineti në fjalë iu dhurua nga ai në shekullin e XVIII-të Perandorit rus Pjetri i Madh (Pjetri i Parë) dhe u shndërrua më pas në Dhomën e famshme të Qelibartë të Pallatit të Ekaterinës së II në periferi të Shën Petersburgut - Carskoje Sello (Fshati i Carit). Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore nga Carskoje Sello, që u pushtua prej trupave hitleriane, Dhoma e Qelibartë (angl. Room Amber) u zhduk. Ajo nuk është gjetur deri tani. Por në fillim të shekullit të XXI-të restauruesit rusë e rikrijuan atë. Kurse tani fjalë bëhet për rikonstruktimin e plotë të Kabinetit të Qelibartë të Mbretit prusian Frederick I.