Bashkëshorti i ish-Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko, Aleksandër Timoshenko, iu drejtua organizatave ndërkombëtare të ukrainasve në botë, Parlamentit Europian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së për të ndihmuar Ukrainën në luftën për demokraci dhe zgjedhjen europiane, të drejtat e njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve të reja të ndershme dhe demokratike.

Timoshenko gjithashtu i kërkoi gruas së tij të ndërpresë grevën e urisë. "Jeta jote nuk të përket më ty, jeta jote i përket Ukrainës", - deklaroi ai.