Autoritetet turke të enjten në mëngjes ulën në aeroportin Erzurum në lindje të vendit avionin e transportit armen, i cili po fluturonte për në Siri i ngarkuar me ndihma humanitare, me qëllim për ta inspektuar atë.

Sipas informacionit të kompanisë televizive “NTV”, ngarkesa u nxorr nga avioni dhe po zhvillohet kontrolli i saj. Autoritetet zyrtare deri më tani ruajnë heshtjen në lidhje me këtë fakt.

0Më parë, autoritetet turke deklaruan se ato do të inspektojnë të gjithë avionët e mallrave, të cilët dërgohen në Siri me qëllim që të parandalojnë furnizimin e paligjshëm të armëve.