Në një intervistë për kanalin televiziv rus Russia Today Presidenti sirian Bashar Al-Assad premtoi se nuk do të largohet nga atdheu në asnjë rrethanë. "Unë jam sirian, kam lindur në Siri, duhet të jetoj në Siri dhe të vdes këtu", - tha ai.

Assad gjithashtu paralajmëroi se në rast ndërhyrjeje të një tjetër shteti në territorin e Sirisë botën e presin pasoja të pakthyeshme që do të prekin këdo. Në të njëjtën kohë Presidenti sirian theksoi se, sipas mendimit të tij, ka pak gjasa që Perëndimi të vendosë që të ndërmarrë një ndërhyrje të armatosur në Siri.