Video, në të cilën shfaqet gazetarja ukrainasee zhdukur në Siri Anhar Koçnieva, u transmetua në kanalin e Youtube, i cili është në pronësi të opozitës së armatosur siriane.

Në videon prej 15 sekondash ajo thotë në gjuhën arabe: "Emri im është Anhar. Mua më rrëmbyen në afërsi të Homsit. I kërkoj ambasadave ukrainase, ruse dhe autoriteteve siriane të plotësojnë kërkesën e rrëmbyesve të mi".

Detajet e kërkesave të rrëmbyesve për momentin janë të panjohura.

Më 15 tetor Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës njoftoi se rebelë të armatosur sirianë kishin rrëmbyer një ukrainase, e cila punonte si përkthyese e njërit prej kanaleve televizive ruse atje.