Korporata Ndërkombëtare MasterCard, e cila merret me zhvillimin e sistemeve të pagesave, prezantoi në një demonstrim të veçantë në Singapor një kartë krediti interaktive me tastierë të inkorporuar dhe ekran.

Karta e re e kreditit është e pajisur me një tastierë me sensorë dhe i jep pronarit mundësinë për të krijuar një fjalëkalim të përkohshëm, çka do të eleminojë nevojën për të përdorur sisteme të sofistikuara të sigurisë.

Me thënë të vërtetën MasterCard tashmë ka një konkurrente të frikshme - teknologjinë e re të smartphone-it, zbatimi i së cilës së shpejti mund të eleminojë plotësisht nevojën e përdorimit të kartave të kreditit.