"Ndalimi i funksionimit të njërës prej turbinave u shkaktua nga sistemi automatik i sigurisë. Shkaqet e ndalimit të paplanifikuar të punës po analizohen", - thuhet në një deklaratë të kompanisë operatore të centralit bërthamor Nuclearelectrica.

Në njoftim theksohet se ndalimi i punës së turbinës nuk ka patur ndonjë ndikim negativ në mjedis. Të gjitha sistemet e sigurisë së centralit dhe stafi i punonjësve punojnë në regjim normal.

Kjo është ndërprerja e dytë emergjente e punës në centralin bërthamor në një vit: në dhjetor të vitit të kaluar ndaloi së punuari reaktori bërthamor për shkak të një rrjedhjeje të ujit të distiluar.