Numri i viktimave zjarrit të hapur me armë ditën e mërkurë nga juristi i një kompanie farmaceutike në verilindje të Moskës u rrit deri në 6 persona - në spital ndërroi jetë edhe një prej viktimave.

Të mërkurën në mëngjes juristi 30-vjeçar Dimitri Vinogradov, i armatosur me dy karabina gjahu, hapi zjarr mbi kolegët e tij të ulur nëpër vendet e punës, duke vrarë në vend 5 prej tyre dhe duke plagosur rëndë 2 të tjerë. Vrasësi u arrestua nga bashkëpunëtorët e shërbimit të sigurisë. Ai nuk bëri asnjë rezistencë gjatë ndalimit.

0Disa orë përpara krimit Dimitri Vinogradov publikoi një manifest në një nga rrjetet sociale, në të cilin njoftoi se i urren njerëzit dhe se dëshiron "të shkatërrojë sa më shumë grimca nga përzierja e plehrave njerëzore".