Pas dy vjetësh Kina do të ketë në arsenalin e vet strategjik bërthamor raketa balistike në nëndetëse, të cilat mund të ndodhen në ujrat e oqeanit botëror në gjendje gatishmërie të vazhdueshme. Për këtë flitet në projektin e raportit mbi marrëdhëniet SHBA-Kinë, të përgatitur sipas udhëzimeve të Kongresit të SHBA-së.

Autorët e dokumentit mendojnë se Kina ndodhet tani në pragun e krijimit të triadës bërthamore, të përbërë nga raketa balistike ndërkontinentale me baza tokësore dhe në nëndetëse, si dhe nga bombat bërthamore ajrore.

0Ndryshe nga SHBA-ja dhe Rusia, Kina nuk e ka nënshkruar Traktatin mbi kufizimin e Armatime Strategjike Ofensive.