Të paktën katër persona, duke përfshirë këtu edhe tre murgj të rinj, ditën e mërkurë organizuan një vetëdjegie në shenjë protestë kundër sundimit të autoriteteve kineze në Tibet në prag të Kongresit të XVIII-të të Partisë Komuniste të Kinës, njoftojnë aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Murgjit i vunë flakën vetes në qarkun Ngaba në provincën Qinghai, ku në muajt e fundit ka pasur shumë akte të vetëdjegies së tibetianëve. Një i ri vdiq në vend, ndërkohë që dy të tjerë u shtruan në spital.

0Nuk u arrit dot të shpëtohej vajza 23-vjeçare, e cila kreu aktin e vetëflijimit në Qinghai, njofton “BBC”.