Shkencëtarët hollandezë kanë filluar testimet e betonit unikal që riparon vetë të çarat në mure dhe dëmtimet e tjera me ndihmën e bakterieve.

Në përbërjen e betonit shkencëtarët shtuan rruaza që përmbajnë spore bakteriale të llojit Bacillus dhe kripë acidi laktik, i cili ushqen mikroorganizmat. Sporet janë në gjendje t’i ruajnë vetitë e tyre për shumë vite me radhë. Në rastin e një plasaritjeje në mur për shkak të lagështisë në brendësi të së çarës bie rruaza dhe bakteret kalojnë në gjendje aktive. Gjatë këtij procesi ato konsumojnë lëndën ushqyese dhe prodhojnë mineralin kalcit, i cili mbush boshllëqet e formuara.