Në një elektrostacion në qytetin holandez Nijmegen (krahina Gelderland) ndodhi një shpërthim. Është ndërmarrë evakuimi i njerëzve nga ndërtesat që ndodhen atje afër, njofton Agjencia “ITAR-TASS” me referim te mediat lokale.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, në ndërtesë ndodheshi rreth shtatë persona. Në vendin e ngjarjes së jashtëzakonshme po punojnë bashkëpunëtorët e ekipeve të shpëtimit. Dihet se nga çatia e elektrostacionit po dalin shtullunga tymi apo avulli. Godina është dëmtuar rëndë.

0Autoritetet lokale i këshilluan banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.