Përfaqësuesja zyrtare e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland konfirmoi të mërkurën se Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka ndërmend të largohet nga posti i saj.

"Unë nuk mendoj se planet e Sekretares së Shtetit kanë ndryshuar. Ju e keni dëgjuar se ajo shumë herë është shprehur tashmë se qëllimi i saj është t’i transferojë detyrën e vet pasardhësit dhe t’i kthehet jetës private", - tha diplomatja në një konferencë për shtyp në përgjigje të pyetjes përkatëse.

0Victoria Nuland nuk pranoi të komentojë pyetjen se cilat probleme ndërkombëtare do të jenë një përparësi për administratën e re të SHBA-ve pas zgjedhjeve presidenciale.