Parlamenti i Greqisë miratoi një paketë të re masash të ekonomisë buxhetore, e cila parashikon reduktimin e shpenzimeve me 18.5 miliardë euro, njofton Agjencia France-Presse.

0Plani i aprovuar nga parlamenti duhet të hyjë në fuqi deri në vitin 2016. Ai përmban ndër të tjera: rritjen e moshës së pensionit deri në 67 vjet, anulimin e një sërë përfitimesh sociale dhe uljen e pagës minimale në sektorin publik. Miratimi i një paketë të tillë masash shtrënguese është një kusht kyç i paraqitur Greqisë nga kreditorët ndërkombëtarë për të siguruar këstin financiar të radhës me përmasa prej 31.5 miliardë euro.