Dy ose tre filxhanë kafe në ditë rrisin shpejtësinë dhe saktësinë e njohjes nga truri ynë të fjalëve me kuptim pozitiv, por nuk ndikojnë aspak në perceptimin e fjalëve me kuptim negativ apo neutral, zbuluan shkencëtarët nga Gjermania.

Autorët e studimit sugjerojnë se kafeina ndikon në një mënyrë të veçantë në zonën e trurit, e cila është përgjegjëse për fjalën dhe njohjen e gjuhës.

0Shkencëtarët me parë kanë zbuluar se kafeina rrit aktivitetin e sistemit nervor qendror, ndërsa dozat normale të saj përmirësojnë kryerjen e detyrave të thjeshta të të menduarit dhe shpejtojnë reagimet e sjelljes.