Të mërkurën në mbrëmje rreth 50.000 njerëz mbetën të bllokuar në trenat nëntokësorë të Parisit. Lëvizja u ndërpre për shkak se pasagjerët pas avarisë në njërin prej trenave të metrosë zbritën në hekurudhë. Pas kësaj, për arsye sigurie, u ndalua qarkullimi i të gjithë trenave në zonën e avarisë. Pasagjerët e trenave të tjerë gjithashtu filluan të zbresin poshtë në vijën hekurudhore, duke e rënduar më tej situatën.

Kështu, në orën e pikut të qarkullimit të trenave, në mbrëmje për një orë e gjysmë ndaloi lëvizja e trenave nga Stacioni i Veriut. Përveç kësaj pasagjerët e irrituar rrahën dy makinistë, thuhet në një komunikatë të lëshuar të enjten nga Ministria e Transportit e Francës.