"Anastasia Zavgorodnaja më 7 nëntor u drejtua në Ambasadën e Rusisë në Helsinki me kërkesën për t’i vënë në dispozicion asaj një makinë për kthimin në Rusi të familjes ose për t’i dhënë azil në territorin e ambasadës tonë në Helsinki", - deklaroi përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç.

Sipas fjalëve të Llukasheviç, zyrtarët e ambasadës menjëherë kontaktuan shërbimet sociale finlandeze. Gjatë negociatave me palën finlandeze u garantua "siguria pa mëdyshje" se nuk ka plane për t’i rihequr kujdesjen për fëmijët Zavgorodnajas, njoftoi përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme.