Në jug të Afganistanit, në Kandahar, një terrorist kamikaze shpërtheu motorin e vet të minuar pranë një pike postblloku. Si rezultat u vranë tre policë. Një shpërthim tjetër gjëmoi në provincën lindore Laghman. Atje kaluan mbi një minë dhe u hodhën në erë pesë ushtarë afganë, të cilët ishin duke udhëtuar me makinë.

0Deri tani askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmet terroriste. Më parë, fajin për krime të ngjashme e merrnin mbi vete militantët e lëvizjes radikale "Taleban", të cilët janë të pakënaqur nga qeveria e Presidentit Hamid Karzai të mbështetur nga SHBA-ja.