Banorët e Puerto Riko kanë vendosur të ndryshojnë statusin politik, duke u bërë shteti i 51-të i SHBA-ve. Këto janë rezultatet e referendumit, të cilat u bënë të njohura më 7 nëntor, njofton Agjencia Associated Press.

Aktualisht Puerto Rico gëzon statusin e territorit autonom të Shteteve të Bashkuara.

Kthimin e Puerto Ricos në shtetin e 51-të të SHBA-ve e mbështetën 61% e votuesve, 33% votuan për t’i dhënë arkipelagut statusin e një shteti sovran të asociuar në aleancë me SHBA, dhe vetëm 5% mbështetën pavarësinë e plotë të territorit.

Për përfshirjen përfundimtare të Puerto Rico në përbërjen e Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm vendimi i Kongresit Amerikan.