0CIA dhe Pentagoni kanë ëndërruar që prej shumë kohësh të "zhvendosen" nga Gjermania e Italia në Gadishullin Ballkanik. Sot askush nuk e fsheh më se në mars të vitit 1999 operacioni i NATO-s "Forca Aleate" ishte vetëm një mbulesë për arritjen e këtij qëllimi. Sepse në vitin 1999 bombardimet e Beogradit, Novi Sadit, Podgoricës dhe qyteteve të tjera të mëdha e të vogla të Serbisë dhe Malit të Zi përfunduan vetëm mbas pranimit nga Sllobodan Millosheviçi që të lejojë vendosjen e trupave të SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë. Që para fillimit të operacionit ekspertët ushtarakë kishin zgjedhur 1.000 hektarë tokë fare pranë qytetit kosovar të Ferrizajt për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Evropë. Sipas disa vlerësimeve, ajo u kushtoi atyre rreth një miliard dollarë. Sot në këtë bazë janë dislokuar 7.000 ushtarë dhe oficerë amerikanë. Ekzistojnë plane për ta shndërruar "Bondsteel" dhe bazën fqinje me të Camp Monteith në qendrën evropiane të marinsave amerikane. Pikërisht nga Kosova ata do të mund të hidhen në Afganistan për punë “me turne, me ndërresa” atje.

Ndërkohë, në vigjilje të bombardimeve të Jugosllavisë nga aviacioni i NATO-s Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (angl. Massachusetts Institute of Technology) lëshoi një raport të posaçëm, në të cilin që atëhere ishte evidentuar fare qartë se strukturat kosovare kanë nën kontroll rreth 70% të tregut të heroinës në Gjermani dhe Zvicër. Ballkani u lidh me itinerarët që fillonin në Azinë Juglindore. Nëpër kanalin kryesor të transportimit, të njohur si rruga e Ballkanit, kalon 80% e drogës së destinuar për shitje në Evropë.

Opiumi i kultivuar në Afganistan dhe Pakistan përpunohet në Turqi dhe pastaj nëpërmjet Kosovës e Republikës Çeke dërgohet në pjesët e tjera të kontinentit. Mafia kosovare ka siguruar një prani të fortë në portin e Calais në veri të Francës, përmes të cilit rruga Ballkanike shkon deri në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo bashkëvepron me mafian turke e bullgare, përdor korrierët çeke për t’ia transportuar heroinën trafikantëve britanikë. Kontrabandistët kanë formuar aleanca me homologët e tyre kriminalë në Itali, duke përfshirë edhe Cosa Nostra-n.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Bruksel filluan të flasin mbi atë, se do t’i japin fund njëherë e mirë punës me trafikimin e drogës në Ballkan. Por kurrfarë lufte kundër mafias nuk është zhvilluar dhe nuk ka gjasa të zhvillohet ndonjëherë atje. Ky është një biznes jashtëzakonisht fitimprurës. Sipas konfirmimeve të shumë ekspertëve, çdo vit ai u sjell trafikantëve të drogës dhjetëra miliarda dollarë. Duke pasur parasysh rritjen e qëndrueshme në prodhimin e drogës në Afganistan, të cilit i bie për pjesë 90% e gjithë heroinës në botë, të ardhurat nga trafiku i drogës në Kosovën e "pavarur" do të mbeten burimi kryesor i përfitimit të të ardhurave. Nga kjo rezulton se gjithë rajoni - Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Perëndimore - është shndërruar tani në një magazinë, depo të madhe droge, ku mund të fitojnë të gjithë. Kurse lufta kundër narkotikëve dhe trafikut të drogës do të mbetet vetëm në raportet e organizatave ndërkombëtare.