Në Venecia, pothuajse për 2 milionë euro është vënë në shitje apartamenti i gjerë me sipërfaqe 150 metra katrorë në pallatin e fillimit të shekullit XVI, ku jetoi dhe vdiq piktori i madh i Rilindjes Tiziano Vecellio.

Apartamenti me dy dhoma pritje, tre dhoma gjumi, dy banja dhe kuzhinë më vete zë vetëm një pjesë të shtëpisë, në të cilën, sipas tabelës së vendosur atje, pat jetuar Tiziano Vecellio.

Piktori i madh italian lindi në qytetin Pieve di Cadore, përafërsisht midis viteve 1480 dhe 1485. Deri më tani atje është ruajtur e paprekur shtëpia në të cilën ai kaloi vitet e rinisë së tij.

0Tiziano Vecellio vdiq nga murtaja më 25 gusht të vitit 1576.