Nëndetësja bërthamore shumëqëllimore "Severodvinsk", që po kalon testimet shtetërore në Detin e Bardhë, ka kryer me sukses goditjen me raketën më të re kruz të objektivit të pozicionuar në det. Kjo u njoftua sot nga një burim informacioni në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

Nëndetësja bërthamore e brezit të 4-t "Severodvinsk" e projektit 885 të klasit "Jasen", në kuadër të testimeve të këtij viti, deri në fund të muajit tetor ka lundruar në det më shumë se 100 ditë. Në vitin 2011 ajo qëndroi në det rreth 120 ditë.

Nëndetësja kreu qitjen me raketën kruz me anë të kompleksit raketor "Kalibër".