Tullacia, depozitat (pllakëzat) yndyrore rreth syve, rrudhat në bulën e veshit tregojnë për një rritje të theksuar të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Në një përfundim të tillë arritën shkencëtarët danezë, pas një studimi 35-vjeçar, në të cilin u përfshinë më shumë se 10.000 njerëz të moshës nga 40 vjet e më lart, shkruan botimi “The Daily Mail”.

Më fort të ekspozuar ndaj rrezikut të infarktit të miokardit dhe hemorragjive celebrale janë njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve (tullacia). Sipas një teorie, është për tu fajësuar në këtë rast niveli i lartë i testosteronit të tyre, i cili çon në humbjen e flokëve dhe shkakton njëkohësisht probleme me zemrën.