Avioni sportiv “Jak-18” u rrëzua të mërkurën pasdite në rajonin e Riazanit. Piloti-instruktor dhe kursanti humbën jetën. Kjo u njoftua nga përfaqësuesi i Degës qendrore rajonale të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

Sipas fjalëve të tij, avioni që i përkiste Shkollës Ushtarake të Sasovit po kryente një fluturim trajnimi.

"Sipas të dhënave paraprake pas ngritjes, gjatë rritjes së lartësisë dhe marrjes së kthesës, avionit iu fik motori. Gjatë kthimit në aerodrom për realizimin e uljes së detyruar emergjente "Jak-18" u përplas me tokën", - njoftoi shërbimi për shtyp i Aviacionit rus.

Në lidhje me incidentin në fjalë ka filluar hetimi.