Një prej votuesve në shtetin Michigan u impresionua kaq shumë saqë humbi ndjenjat mu në qendrën e votimit, njofton gazeta lokale "Detroit News".

Siç tregoi bashkëshortja e tij, votuesit të ndërgjegjshëm i ra të fikët në momentin kur ai po hidhte fletëvotimin në kutinë e votimit.

"Atij i pushoi së rrahuri zemra dhe nuk merrte më frymë. Unë fillova t’i bëj menjëherë frymëmarrje artificiale dhe vetëm pas kësaj ai erdhi në vete", - deklaroi gruaja.

0"Unë votova?", - kjo ishte pyetja e parë që bëri votuesi fort i ndjeshëm kur rifitoi vetëdijen.