0Mitt Romney kryeson në shtetet e Georgia, Indiana, Kentucky dhe Florida, ndërsa Barack Obama i dha preferencën e vet shumica e banorëve të Vermontit, Delaware, Massachusetts, Maryland, dhe në mënyrë të veçantë të Ohajo, fakt ky që, sipas parashikimeve të CNN, mund të dëshmojë mbi fitoren e mundshme të demokratëve.

Situatë mjaft intriguese është krijuar edhe në Virxhinia, ku të dy kandidatët kanë arritur përafërsisht të njëjtin rezultat. Sipas mendimit të anëtarit të Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Siguri dhe Anti-Korrupsion Ilia Kostunov, i cili është një vëzhgues nga Rusia në shtetin Maryland, rezultati i votimit në Virxhinia mund të jetë vendimtar:

- Obama deklaroi se në qoftë se ai nuk fiton në Virxhinia, atëhere nuk do të bëhet president. Mitt Romney ia përsëriti këtë frazë votuesve të vet në të njëjtin shtet. Shtetet kyçe janë Virginia, Florida dhe disa të tjerë.

Megjithatë, ekspertët që tani po shqyrtojnë variantet e mundshme të zhvillimit të proceseve politike në botë, në rast të fitores së Obama-s apo Romney, nëpërmjet prizmit të përbërjes cilësore të elektoratit. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës ruse të Informacionit politik Aleksei Muhin beson se politika e Romney do të drejtohet për zgjidhjen e nevojave imediate të SHBA-ve, ndërsa Obama pikësynon përmirësimin e pozitës së Amerikës në arenën ndërkombëtare:

- Me sa duket nga të gjitha votuesit e Romney janë kryesisht provincialë, të cilët kanë një informacion mjaft të varfër, të kufizuar për atë që po ndodh në botë. Ata besojnë se Amerika është qendra e botës dhe janë të lumtur ndërsa ndodhen në robërinë e këtij iluzioni. Votuesit e Obama-s në shumicën e vet dërrmuese janë njerëz me një vizion, horizont të gjerë, të cilët e kuptojnë për mrekulli se Amerikës i duhet medoemos të ruajë reputacionin e saj. Dhe këtu është krejtësisht evidente prezenca e konfliktit të koncepteve të ekzistencës së vendit.

Ndërkohë Ilia Kostunov sugjeroi se retorika e Luftës së Ftohtë, që është karakteristike për kandidatin republikan, mund t’i shërbejë interesave të Rusisë në arenën botërore:

- Nga njëra anë, Obama i parashikueshëm. Nga ana tjetër, Romney - një kandidat shumë ambicioz, në rrethin e ngushtë të të cilit hyn një numër i madh i të ashtuquajturëve "skifterë" (“hawks”). Nëse ai fiton, do të bëjë lëvizje të mprehta, hapa drastikë në politikën e jashtme, do të bëjë gabime dhe atëhere, ndoshta, për Rusinë do të jetë më i lehtë avancimi në tregjet botërore.

Marrja e frerëve të pushtetit nga Mitt Romney në Shtetet e Bashkuara mund të hapë perspektiva të reja për bashkëpunimin ruso-amerikan, shprehet me bindje të plotë Presidenti i Universitetit Amerikan në Rusi Eduard Llozanskij:

- Nëse ai fiton, politika e tij ka të ngjarë të mos jenë shumë e ndryshme nga politika e Obama-s. Përveç kësaj janë të mundshme disa përparime, meqenëse Obama është i detyruar të kthejë kryet vazhdimisht nga Kongresi, ku shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve e përbëjnë republikanët, dhe ai ka frikë të bëjë hapa të qenësishëm në drejtim të Rusisë. Romney nuk ka kufizime të tilla, prandaj ai mund t’ia lejojë vetes këtë gjë. Rusët nuk duhet të shqetësohen në qoftë se Romney do të vijnë në pushtet, sepse ai ka më shumë shanse për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë sesa Obama.

0Ia vlen të theksohet fakti se në një sërë shtetesh, në bazë të legjislacionit të tyre, vëzhguesve rusë iu refuzua mundësia për të qenë të pranishëm në qendrat e votimit.