Presidenti amerikan Barack Obama vazhdon ende të mbetet pas Mitt Romney me një rezultat prej 158 votash elektorale kundrejt 163 të kandidatit republikan, sipas Huffington Post.

Por gara elektorale nuk e ka ngadalësuar vrullin e saj edhe në shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Florida-s ku Barack Obama, pas numërimit të 85% fletëve të votimit, e parakalon Mitt Romney me 0.2% të votave të zgjedhësve.

0Në këto momente votimi po vazhdon vetëm në shtetet Oregon, Washington, Idaho, Kaliforni, Hawaii dhe Alaska.