Në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoren e korri Barack Obama. Ai arriti të grumbullojë në favor të vet 274 vota elektorale, njofton kompania televizive CNN, e cila ndërmorri numërimin vetiak të votave. Kandidati republikan Mitt Romney fitoi 201 vota.

Rizgjedhja e demokratit Obama për një mandat të dytë është konfirmuar edhe nga kanale të tjera televizive amerikane.

0Qendrat e votimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Shtetet e Bashkuara u mbyllën tashmë në të gjitha shtetet në 20.00 sipas orës lokale.