Barack Obama që u rizgjodh, sipas të dhënave paraprake, President i Shteteve të Bashkuara, në fjalimin e tij të fitores u premtoi amerikanëve se "vitet më të mira pas kësaj do të vijnë", njofton botimi “The Chicago Tribune”.

Ndër objektivat kryesore të mandatit të vet të dytë Obama përmendi reduktimin e deficitit buxhetor, zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me tatimet, zhvillimin e reformës së imigracionit dhe reduktimin e varësisë nga nafta e huaj.

Obama pranoi gjithashtu se është i gatshëm dhe plotësisht i hapur për të diskutuar me rivalin e tij Mitt Romney çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të vendit.

0Republikani Romney, nga ana e vet, pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe uroi presidentin e ri-të vjetër me rastin e fitores.