Arkipelagu Tokelau i Zelandës së Re e deklaroi veten si territori i parë në botë që jeton vetëm për llogari të shfrytëzimit të energjisë diellore. Për ndërtimin e rrjetit të impianteve fotovoltaike, i cili që këtej e tutje do të plotësojë nevojat e banorëve për energji, janë shpenzuar 7 milionë $. Deri para kësaj burim kryesor i energjisë kanë qenë gjeneratorët diesel.

0Tokelau ndodhet nën administrimin e Wellington-it. Në përbërjen e këtij arkipelagu hyjnë tre ishuj jo të mëdhenj me një sipërfaqe totale prej 12 km ², që ndodhen në Oqeanin Paqësor në mes të Zelandës së Re dhe Hawaii.