Të mërkurën ushtria turke ndërmorri për herë të parë në 5 vitet e fundit një operacion tokësor në Irakun Verior fqinj kundër bazave të militantëve të Partisë separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) të përqendruara atje, njoftuan mediat lokale.

Dy batalione të forcave speciale depërtuan 5 km në territorin e vendit fqinj dhe kryen një seri inkursionesh kundër PPK. Kjo u parapri nga sulmet ajrore mbi kampet dhe objektet e tjera të militantëve.

Theksohet se operacionet po kryhen në lidhje me aktivizimin e theksuar të veprimtarisë së separatistëve.