Dhjetëra njerëz u vranë dhe plagosën natën e kaluar si pasojë e hedhjes në erë të një automobili të minuar pranë një xhamie sunite në pjesën jugore të kryeqytetit të Sirisë. Sipas njoftimeve të agjencive informative të rajonit, kjo ngjarje tragjike ka ndodhur disa orë pas buçitjes së shpërthimeve në rajonet e Damaskut të banuara nga anëtarët e sekti alevit që mbështesin Bashar Al-Assadin.

Gjithashtu, po të martën, në Damask u vra vëllai i kryetarit të parlamentit sirian.

0Sipas njoftimeve të shërbimit informativ "Al-Watan", për 48 orët e fundit në periferitë e kryeqytetit u likuiduan fizikisht më shumë se 120 ekstremistë.