Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane qëlluan sot mbi pallatin presidencial në Damask, aeroportin ushtarak të kryeqytetit "Mazza" dhe mbi një prej ndërtesave të shërbimit të sigurimit të shtetit, njofton kanali televiziv "Al-Arabiya".

Për pasojat e këtyre sulmeve deri më tani nuk ka asnjë informacion të saktë. Dihet vetëm se të shtënat, me sa duket, janë ndërmarrë me granatahedhës, meqenëse në zonat në fjalë u dëgjuan gjëmimet e shpërthimeve.

0Përveç kësaj, në një nga rajonet qendrore të Damaskut si rezultat i të shtënave me mortaja, humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Ndërkohë që edhe një person tjetër u vra si pasojë e hedhjes në erë të një makine të minuar.